Real Madrid me Champions League, ndërsa Sevilla me Europa League. Sevilla ka një lidhje të veçantë me këtë trofe, pasi e ka fituar gjashtë herë, si asnjë skuadër tjetër.
Skuadra andaluziane është duke tentuar edhe këtë sezon për ta fituar, ku aktualisht ndodhen në gjysmëfinale dhe do të ndeshen sot në aktin e parë kundër Juventusit në Torino.
Presidenti i klubit spanjoll, Jose Castro Carmona, ka paralajmëruar bardhezinjtë,
“Një tjetër transfertë. Nëse kualifikohemi, do të luajmë finalen e radhës. Ndjesitë i kam të mira. Kemi bërë gjithmonë gjëra ndryshe nga të tjerët në këtë kompeticion. Jo më kot e kemi fituar shumë herë.
Juventusi? Ata kanë kampionë si Pogba, Cuadrado dhe Vlahovic, por jam i sigurt se Juventusi nuk do e ketë të thjeshtë të përballet me mbretërit e Europa League”, është shprehur kreu i klubit spanjoll./ h.ll/abcnews.al