Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Presidenti i ri/ Salianji: Mbledhja e grupit të PD dështoi, kreu i shtetit duhet të jetë politik

schedule14:57 - 9 Maj, 2022

schedule 14:57 - 9 Maj, 2022

TIRANË – Teksa në selinë blu, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur grupin parlamentar të PD-së, deputeti Ervin Salianji se kjo mbledhje ka dështuar.

Salianji shton se personalisht ka bërë çdo përpjekje për të zhvilluar mbledhje të përbashkët por u refuzua njëanshmëtisht.

Ervin Salianji: I keqardhur që mbledhja e grupit parlamentar të PD dështon për herë të dytë të mblidhet! Personalisht bëra çdo përpjekje për të zhvilluar mbledhje të përbashkët por u refuzua njëanshmëtisht duke prodhuar dhe të pavërteta publike!



Kandidati për president duhet të jetë politik dhe me integritet të lartë që ti qëndrojë presionit politik të autokracisë Rama! Çdo zgjedhje tjetër është zgjedhje personale e Ramës siç ndodh në çdo autokraci!

63 deputetët opozitarë të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit përfaqësojnë opozitën, pakicat me 1/3 e këtij numri nuk kanë legjitimitet dhe shpresoj të jenë në naivitet politik dhe jo në shërbim të Ramës!

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!