Presidenti i ri, Idrizi: Konsensusi në 3 raundet e para detyrim, të fokusohemi te personalitetet

schedule19:50 - 17 Maj, 2022

schedule 19:50 - 17 Maj, 2022

Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi nga studioja e “Radarit Informativ” në Abc ka folur për rolin e rëndësishëm që ka presidenti i vendit, duke i konsideruar po aq të rëndësishme dhe negociatat mes maxhorancës dhe opozitës për zgjedhjen e tij. Sipas Idrizit konsensusi në 3 raundet e para nuk është dëshirë e Ramës, por detyrim.

“Besoj se duhet vlerësuar në radhë të parë dhe duhet kuptuar se ky është moment i rëndësishëm për piramidën e shtetit shqiptar, zgjedhja e presidentit. Ne s’duhet të harrojmë se presidenti është shumë i rëndësishëm ai është kryetari i shtetit, është komandant i forcave të armatosura i këshillit të sigurisë kombëtare etj. Mbi të gjitha është një institucion shumë i rëndësishëm publik. Sidomos një personalitet që interferon në krizat  politikës shqiptare. Edhe kushtetuta e përcakton se zgjedhja e presidentit në  3 raundet e para duhet të zgjidhet me konsensus. Vetëm në 2 raundet e fundit me shumicë të thjeshtë. Ne e kemi detyrim t’i japim vendit president konsensual.  Të gjitha forcat politike t’i japin Shqipërisë një president mbi palët. Po zgjatem për të kuptuar rëndësinë”.

Maxhorancën e shihni realisht të angazhuar për president konsensual? Idrizi shprehet se ka parë vullnet të mirë.

“Ne bëmë një takim me përfaqësues të PS që të kuptojmë dhe të shkojmë drejt një zgjidhje. Të eksplorojmë vullnetet e njëri tjetrit. Kam parë vullnet të mirë për të zgjedhur një personalitet jashtë grupit parlamentar. Është për t’u verifikuar por këtë e zgjidh vetëm hyrja në një proces real”.

“Për shkak të problemeve të brendshme dhe që opozita nuk është solide, duhet të gjenden forca dhe të mos e quajmë si pjesë të lojës politike. Nuk është rasti për të marrë për të dhënë apo për tja hedhur njëri tjetrit. Por duhet bërë për shqiptarët. Ka ardhur koha që të fokusohemi në identifikimin e personaliteteve. Të lëshojmë të gjitha palët për të gjetur një mbi palët”, tha ai.

/abcnews.al