Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Presidenti i ri i Kosovës/ Bajraktari: Kurti, me kalkulime! Gjasat janë të mos jetë Osmani, por …

schedule17:15 - 16 Janar, 2026

schedule 17:15 - 16 Janar, 2026

Avokati Ardian Bajraktari ka deklaruar se procesi i zgjedhjes së presidentit nuk mund të përfundojë pa pjesëmarrjen e opozitës, duke theksuar se kompromisi politik është thelbësor për funksionimin e demokracisë.

Sipas Bajraktarit, fillimisht duhet pritur certifikimi i zgjedhjeve, i cili pritet të ndodhë deri në fillim të shkurtit. Sipas Bajraktarit, ka gjasa që kryeministri Albin Kurti t’i ketë bërë kalkulimet politike dhe të mos ketë më nevojë për mbështetjen e presidentes Vjosa Osmani, duke lënë të hapur mundësinë për propozimin e një kandidati tjetër.

“Duhet të pritet certifikimi i zgjedhjeve, që mund të bëhet maksimalisht deri në fillim të shkurtit. Më pas konstituohet Kuvendi, për të kaluar në zgjedhjen e qeverisë dhe në testin e parë serioz.



Nga Kushtetuta e vendit është e domosdoshme që të jenë në sallë 80 deputetë për zgjedhjen e presidentit. Në rastin Pacolli, Gjykata Kushtetuese ka vendosur disa standarde, sipas të cilave duhet të jenë dy kandidatë në proces dhe të jenë së paku 80 deputetë të pranishëm.

Në dy raundet e para është e domosdoshme shumica prej 2/3, ndërsa në raundin e tretë kërkohen 61 vota pro për kandidatin për president.

Gjasa janë që Kurti i ka bërë kalkulimet dhe nuk i duhet më zonja Osmani. Lehtësisht mund të jetë në situatë që të propozojë dikë tjetër.

Pa pjesëmarrjen e ndonjë subjekti opozitar është e pamundur të zgjidhet presidenti. Kompromisi është thelbi i demokracisë, ndaj është mirë të kalohet në një stad ku figura e presidentit t’i besohet një kandidati që do të marrë pëlqimin e një spektri më të gjerë politik.”   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!