Presidenti i ri, Dule: Jo noter i politikave të Ramës

schedule17:06 - 7 Prill, 2022

schedule 17:06 - 7 Prill, 2022

Aleati i Partitisë Demokratike, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka komentuar për herë të parë situatën në Partinë Demokratike, ku vijon përplasja mes dy grupeve. Sipas tij, zgjidhja vjen vetëm nga demokratët.

“U takon demokratëve të atashohen pranë rrymave të ndryshme që të bashkëpunojnë me atë që demokratët zgjedhin si të parin e tyre. S’na takon ne të ndërhyjmë në këtë proces”.

Ai u shpreh dhe për Presidentin e ri, që do të pasojë Ilir Metën.

“Zgjedhja e presidentit nga ana e maxhorancës me procedura të njohura thjesht dhe vetëm do të zgjedhë një noter publik të politikave qeveritare për të cilin s’ka nevojë vendi”.

Pavarësisht se qeveria kërkon një President të kundërt të Ilir Metës, kjo sipas Dules është e gabuar.

Sipas Dules vendi ndodhet në një moment të vështirë, duke u shprehur se shteti është i kapur.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!