Presidenti i Qendrës Multifunksionale New Generation, Ilir Tafaj ka treguar se diploma e kësaj qendre tani mund të njihet edhe ndërkombëtarisht.
I ftuar në ABC e Mëngjesit, ai ka deklaruar se me hapjen e salloneve të reja, studentët që kanë aspiratë për të krijuar sallonin e tyre personal mund të bëjnë praktikën të gjithë aty.
Sipas Tafajt, tashmë programet e parukerisë apo estetikës i preferojnë shumë për studime edhe meshkujt.
“Në themel të punës sonë është arsimi. Pra nuk do kishte kuptim një institucion professional nëse nuk do të mendojnë se çfarë i pret këto studentë, të rinj dhe të reja pasi të mbarojnë shkollën. Kështu që ne në prioritet kemi punësimin prej vitesh. Kemi filluar prej disa vitesh me zyrën e arsimit brenda institucionit që lidh qendrat e estikës apo sallonet me studentët të nivele të ndryshme. Por vjet hapëm një salon me 35 poste për studentë që kanë si objektiv hapjen e sallonit të tyre. Pra ne mbledhim klientelën dhe studenti i ka çdo gjë gati, ku punon për një vit. Akumulon disa të ardhura me një grup klientësh dhe pastaj del me mend në kokë”, u shpreh ndër të tjera Tafaj. l.k/abcnews.al