Presidenti i PPE-së: E kemi paralajmëruar, tani është koha për të vepruar kundër Erdoganit

schedule22:37 - 15 Tetor, 2020

schedule 22:37 - 15 Tetor, 2020

Udhëheqësi i PPE-së mbështet kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në lidhje me konfliktin me Turqinë për cështjen e detit.

Mbështetje e plotë për thirrjen e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis për kohezionin evropian ndaj veprimeve të Turqisë në lidhje me Mesdheun Lindor” shkruan Manfred Weber, udhëheqësi i Partive Popullore Europiane.

Ne e kemi paralajmëruar shumë herë. Tani është koha për të vepruar kundër Presidentit Erdogan dhe shkeljeve të tij të së drejtës ndërkombëtare” vijon më tej Manfred Weber.

Franca dhe Gjermania i lanë një javë kohë Turqisë që të tërhiqet nga provokimet në Mesdhe në lidhje me kufirin detar me Greqinë./ db/Abcnews.al