Presidenti i PPE për krimet e drogës në Shqipëri

schedule20:30 - 24 Tetor, 2017

schedule 20:30 - 24 Tetor, 2017

Presidenti i Partisë Popullore Europiane, dhe kreu i ketij grupimi ne Parlamentin Europian Joseph Daul me anë të një mesazhi në tëiter shprehet se droga është një pengesë e madhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. “Aspiratat e Shqipërisë për në BE do të merren seriozisht vetëm pas aplikimit të sundimit të ligjit, pavarësisë së drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit”, shkruan Daul. Gjithashtu presidenti I Partisë Popullore Europiane thekson se “Krimet e drogës në Shqipëri janë një problem i madh që pengojnë rrugën e saj evropiane”. “ Duhet të bëhen përpjekje reale për të luftuar këto krime me transparencë të plotë”, përfundon mesazhi i Daul.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!