Presidenti i Portugalisë cakton datën për zgjedhjet e parakohshme

schedule23:23 - 4 Nëntor, 2021

schedule 23:23 - 4 Nëntor, 2021

Presidenti i Portugalisë ka shpallur zgjedhje të parakohshme në datë 30 Janar të vitit 2022. Marcelo Rebelo de Sousa mori vendimin për shpërndarjen e parlamentit pas refuzimit të projektbuxhetit për vitin 2022, gjë që nuk kishte ndodhur prej disa dekadash.

Sipas BBC ai tha se buxheti do të ishte vendimtar pasi Portugalia përpiqet të dalë nga pandemia dhe një “krizë ekonomike dhe sociale”. Zgjedhjet e parakohshme vijnë pas një periudhe stabiliteti politik nën drejtimin e kryeministrit António Costa.

Ai ka qëndruar në pushtet për gjashtë vjet, pavarësisht se Partisë së tij Socialiste i mungon shumica në parlament. Pas zgjedhjeve të vitit 2015, socialistët nënshkruan marrëveshje me partitë e majta ekstreme për të siguruar miratimin e legjislacionit kyç. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!