Presidenti i Portos karikon Conceicaon në prag të sfidës ndaj Interit: Ai është një nga më të mirët në Evropë

schedule11:22 - 13 Mars, 2023

schedule 11:22 - 13 Mars, 2023

Presidenti i Portos, Pindo da Costa, ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport” në prag të ndeshjes së kthimit të 1/16 të Champions League mes Portos dhe Interit, sfidë e rëndësishme e cila do të mësoje se cili do të jetë çerekfinalisti i radhës.

“Do të luftojmë deri në fund, Porto beson gjithmonë në të. Conceicao ka kompetencë dhe pasion për punën e tij. Ai është një nga trajnerët më të mirë të futbollit evropian, nuk e them unë, por rezultatet.

Ai ka cilësitë për të punuar kudo, por ai tashmë është në klubin e duhur dhe shpresoj të qëndrojë gjatë me ne”, është shprehur presidenti i Portos./h.ll/abcnews.al