Presidenti i PE ndahet nga jeta, Basha: Ngushëllime familjarëve, Sassoli mik i mirë i shqiptarëve

schedule09:58 - 11 Janar, 2022

schedule 09:58 - 11 Janar, 2022

Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka reaguar për ndarjen nga jeta të Presidentit të Parlamentit Evropian David Sassoli. Në një postim në Twitter, Basha shprehet se është thellësisht i trishtuar për lajmin ndërsa thekson se Sassoli ishte mik i mirë i shqiptarëve dhe mbështetës i sinqertë i aspiratës së vendit tonë për integrimin në BE.

Presidenti i PE ndahet nga jeta, Basha: Ngushëllime familjarëve, Sassoli mik i mirë i shqiptarëve.

LULZIM BASHA NË TWITTER

Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli u nda nga jeta në moshën 65-vjeçare. Ai u shtrua në spital në Itali muajin e kaluar për shkak të një komplikacioni serioz në sistemin imunitar. Ish-gazetari italian dhe politikani i qendrës së majtë ishte i sëmurë rëndë për më shumë se 2 javë dhe anuloji gjithë aktivitetet e tija zyrtare.

Ai vdiq në orët e para të ditës së martë në një spital në Aviano në Itali. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!