Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç është shprehur se Serbia po punon në dëmtim të vendit të tij.
Gjykanoviç ka theksuar se Beogradi zyrtar po i bën Malit të Zi atë çfarë i bëri Kroacisë, Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Kosovës gjatë viteve ’90.
Fryma e urrejtjes drejt Malit të Zi është shprehu ai është rritur, duke sjellë edhe një nivel të ulët sa i përket marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Serbia po punon tepër fort në dëmin tonë. Nuk ka nevojë ta provoj. Unë kam qenë aktor në jetën politike për 30 vjet, ndoqa vitet 1990, planin Z-4 të ofruar për Kroacinë, planet e ofruara për Bosnjën, Rambuje për Kosovën, të gjitha këto u refuzuan me arrogancë, vrazhdësi dhe nxitim. E gjitha përfundoi në humbje serioze për Serbinë dhe për ata që ishin krijuesit e një politike të tillë në Serbi, dhe fatkeqësisht për të tjerët, kështu që nuk dyshoj se kjo politikë sot po realizohet ndaj Malit të Zi”, tha Gjukanoviç, ndërsa shtoi: “Unë u thashë bashkëbiseduesve të mi në Beograd, se i mbaj në mend vitet 1990. Ajo frymë urrejtjeje nuk mund të kontrollohej më. Sot, i njëjti gabim përsëritet, urrejtja po mbillet ndaj Malit të Zi dhe gjithçka që është malazeze. Kjo do të përkeqësojë në mënyrë të pariparueshme marrëdhëniet midis dy vendeve tona.
/abcnews.al/