Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç deklaroi se homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç nuk ka ndikuar kurrë në vendimet e tij.
Sipas Milatoviçit, Vuçiç as që mund ta bëjë diçka të tillë, shkruan Vijesti.
Ndër të tjera, Milatoviç shtoi se do të vazhdojë të bashkëpunojë me Vuçiçin, si Presidentin e Serbisë.
Ai theksoi se Serbia është një nga partnerët kryesorë ekonomikë të Malit të Zi./abcnews.al