Presidenti i La Liga vazhdon të jetë kundra Barça-s: Shpjegimet e Laportas nuk janë bindëse

schedule16:08 - 19 Prill, 2023

schedule 16:08 - 19 Prill, 2023

Në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e hënë, nga Presidenti i Barcelona, Joan Laporta, ky i fundit shpjegoi arsyet pse Barça kishte paguar shuma të majme zv/Presidentit të Komtitetit Spanjoll të Arbitrave, Jose Maria Enrique Negreira, mirëpo pas Asamblesë së Jashtëzakonshme që La Liga mbajti mëngjesin e sotëm, Presidenti i La Liga, Javier Tebas u shpreh se shpjegimet e Laportas nuk janë të mjaftueshme.

“Presidenti i Barcelonës kishte 20 minuta për të dhënë shpjegimet e tij, të cilat ishin një përmbledhje e konferencës për shtyp të së hënës. Ne nuk e pyetëm Barcelonën, të gjithë dhanë pikëpamjet e tyre. Laporta këmbënguli se Barça nuk ka dashur kurrë të blejë gjyqtarë. Klubet e tjera kanë thënë se pagesat janë të pazakonta dhe duhet të hetohen”,- u shpreh fillimish në fjalën e tij, Presidenti i La Liga.

Më tej, Tebas tha se do të ishte një gabim në rast se ekipet e tjera spanjolle do të ulnin tonin në këtë moment, teksa shtoi se çdo indikacion për korrupsion duhet të hetohet.

“Nuk ka pasur autokritikë nga ana e tij. Vendimi i klubeve është marrë në një komision të deleguar. Ne nuk po flasim për një çështje specifike, po flasim për 18 vite dhe me kaq shumë presidentë të përfshirë. Të ulim tonet do të ishte një gabim. Çdo indikacion për korrupsion duhet të hetohet”,- tha në vijim Presidenti i La Liga.

Në përfundim të fjalës së tij, “numri 1” i Kampionatit spanjoll të futbollit shtoi se ishte bërë gjithashtu dhe një kërkesë gjykatës hetuese për të përfishë edhe djalin e Jose Maria Negreiras në mesin e të dyshuarve.

“Ai tha të njëjtën gjë si në konferencën për shtyp. Është e pakuptueshme që Barça pagoi zëvendëspresidentin e arbitrave për kaq shumë vite. Ne i kërkuam gjykatës hetuese që të përfshijë edhe  djalin e Negreiras në mesin e të dyshuarve. Unë kam shpjeguar tashmë se dokumentet që unë kanë dhënë nëse nuk janë false, ata ishin në kasafortën e Negreira”,- tha Presidenti Tebas në fjalën e tij. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!