Presidenti i La Liga me fjalë të mëdha për Bellingham: Ai është lojtar nga një tjetër planet

schedule21:59 - 14 Nëntor, 2023

schedule 21:59 - 14 Nëntor, 2023

Fillimi mbresëlënës i sezonit të Jude Belligham me Real Madrid, ka rezultuar në një rritje të popullaritetit të La Ligas në Mbretërinë e Bashkuar ka thënë presidenti i La Ligas, Javier Tebas.

Bellingham ka shënuar tashmë 13 gola dhe ka regjistruar tre asistime në vetëm 14 paraqitje në La Liga dhe në Champions League, që kur u bashkua atyre nga Borussia Dortmund në afatin kalimtar të verës.

20-vjeçari është vlerësuar si një nga lojtarët më të mirë në botë për shkak të formës së tij spektakolare dhe presidenti i La Ligas, Tebas thotë se ai ka sjellë më shumë sy nga Mbretëria e Bashkuar në elitën e futbollit në Spanjë.

“Kanë kaluar vetëm disa muaj, është shumë herët për të ditur shtrirjen e plotë, por në nivelet e shikimit nga Mbetëria e Bashkuar, Bellingham ka një ndikim të madh në ligën tonë”, ka thënë Tebas.

“Ai është një lojtar i rëndësishëm dhe Mbretëria e Bashkuar dhe zona të tjera anglishtfolëse janë tërhequr nga liga jonë për shkak të tij. Bellingham është një lojtar i mirë, ne e dinim se ai ishte një lojtar i madh, por nuk e kuptuam nivelin që ai mund të arrinte, në Real Madrid është sikur të jetë nga një planet tjetër”.

Bellingham u desh të tërhiqej nga kombëtarja e Anglisë për ndeshjet e ardhshme në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, për shkak të një lëndimi./ h.ll/abcnews.al