Prej vitesh tashmë Kampionati anglez konsiderohet si kampionati më i fortë e më i bukur në botë, mirëpo Presidenti i La Liga, nuk është në të njejtin mendim teksa ditën e sotme ka vendosur të bëjë një krahasim fare të thjeshtë midis 2 kampionateve.
Për mediat, Tebas se nuk e mban mend herën e fundit kur një lojtari i Premier League ka fituar “Topin e Artë”, ndërsa foli dhe për rikthimin e Leo Messit te Barcelona, teksa e konsideroi “pleshtin” si lojtarin më të mirë në historin e futbollit.
“Nuk e mbaj mend herën e fundit kur një lojtar i Premier League mori Topin e Artë. Lojtarët më të mirë qëndruan në Spanjë.
Dhe tani po lexoj se lojtari më i mirë në historinë e futbollit dëshiron të luajë përsëri në Spanjë, madje edhe me më pak para. Nëse Messi kthehet, ai do të marrë më pak se në PSG”,- tha fjalën e tij, Presidenti i La Liga.
Që prej vititi 2009, të gjithë “Topat e Artë” janë fituar nga lojtarët e klubeve të La Liga, Real Madrid e Barcelona, me përjashtim të “Topit të Artë” të vitit 2021 ku Leo Messi e mori trofeun vetëm 3 muaj pasi kishte nënshkruar me “gjigandët” e PSG.
Përsa i përket shifrave, 7 “Topa të Artë” janë fituar nga Leo Messi në kohën kur ishte te Barcelona, 4 nga Cristiano Ronaldo në kohën kur ishte te Real Madrid dhe nga 1 kanë fituar Luka Modric e Karim Benzema, respektivisht në vitet 2018 e 2019. Ndërkaq, hera e fundit që një lojtar i Premier League ka fituar “Topin e Artë” është në vitin 2008, trofeu që u fitua nga Cristiano Ronaldo 1 vit para se të transferohej te “galaktikët” e Real Madrid. /i.m /abcnews.al