Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, i cili është pezulluar nga ushtrimi i kompetencave pasi Parlamenti votoi për shkarkimin e tij, mohon akuzat për kryengritje, por është i gatshëm të bashkëpunojë me hetimin, raporton agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar avokatët e Yoon.
“Presidenti do të paraqesë qëndrimin e tij në mënyrë të qartë dhe të drejtë në gjykatë. Ne nuk jemi të sigurt nëse seancat e shkarkimit do të jenë të hapura për publikun, por nëse janë, kjo është ajo që presidenti synon të bëjë,” tha një nga avokatët.
Yoon është i dyshuar për kryengrite nga Policia dhe Prokuroria.
Ligji i Koresë së Jugut lejon ndjekjen penale të një presidenti në detyrë për këtë akuzë.
“Hetimi për çështjen e kryengritjes dhe seancat e shkarkimit janë dy çështje të ndara; dy ekipe të ndryshme ligjore do të trajtojnë secilin”, tha avokati.
Avokati i presidentit nuk mund të konfirmonte nëse Yoon do të merrte pjesë në pyetjen nga prokurorët më 21 dhjetor.
Presidenti nuk u paraqit për t’u marrë në pyetje më 15 dhjetor.