Presidenti i Koresë së Jugut do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s

schedule16:24 - 6 Korrik, 2023

schedule 16:24 - 6 Korrik, 2023

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol do të vizitojë Lituaninë dhe Poloninë në kuadër të vizitës që do të zhvillojë në Evropë javën e ardhshme për të marrë pjesë në samitin e NATO-s.

Sipas agjencisë së lajmeve “Yonhap”, këshilltari për Sigurinë Kombëtare i presidentit të Koresë së Jugut, Kim Tae-hyo tha se Yoon do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, për të diskutuar krahas luftës së Ukrainës edhe çështjet e bashkëpunimit të rajonit të Indo-Paqësorit me NATO-n.

Kim Tae-hyo tha se presidenti koreano-jugor do të zhvillojë takime dypalëshe gjatë Samitit të NATO-s që do të mbahet më 10-12 korrik dhe se dëshiron të kryejë një takim me kryeministrin e Japonisë, Kishida Fumio.

Gjithashtu edhe mediat japoneze njoftuan se Kishida do të takohet me Yoon dhe se dy liderët në takim do të diskutojnë planin për shkarkimin në Oqeanin Paqësor të ujërave me mbetje radioaktive të grumbulluara në centralin Daiichi në Fukushima.

Zyrtari korean i nivelit të lartë tha se nëse ky plan përmendet, përgjigjja e Yoon mund të jetë në drejtim të mbrojtjes së sigurisë së qytetarëve koreanë.

Gjatë Samitit të NATO-s, presidenti i Koresë së Jugut do të zhvillojë vizitë treditore në Poloni dhe do të takohet me presidentin polak, Andrzej Duda.