Presidenti i klubit të njohur gjerman nën hetim për “të bardhë”, djali i tij 13-vjeçar gjithashtu konsumues

schedule15:58 - 6 Shkurt, 2023

schedule 15:58 - 6 Shkurt, 2023

Prokuroria Publike në Frankfurt ka nisur një hetim kundër presidentit të Eintracht Frankfurt, Peter Fischer, për blerje dhe posedim të paligjshëm të kokainës.

Siç raportojnë mediat gjermane, autoritetet përgjegjëse për hetimin e kanë konfirmuar, duke shtuar se nën hetim janë edhe bashkëshortja e tij dhe djali 25-vjeçar. Origjina e hetimit, me sa duket, lidhet me djalin 13-vjeçar të Fischerit, i cili dyshohet se ka konsumuar kokainë me një shok në shkollë.

Nëna e shokut kishte vënë re një ndryshim në sjelljen e djalit të saj dhe për këtë arsye njoftoi shkollën dhe policinë. Më pas, zyra e prokurorit kontrolloi banesën e Fischers të martën. Një qen nuhatës gjeti mbetje kokaine në një komodinë.

Sipas informacioneve fillestare, familja e mbante drogën të pakontrolluar në shtëpi, kështu që 13-vjeçari kishte qasje të pakontrolluar në ambientet e banesës së tij, duke e marrë e duke e konsumuar në shkollë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!