Klubet nga Arabia Saudite kanë mundësi të shumta financiare dhe liga vendase, në teori, mund të vazhdojë të mbledhë yje pasi Cristiano Ronaldo u transferua te Al-Nassr.
Lionel Messi gjithashtu përflitet se do të shkojë në Arabinë Saudite.
Megjithatë, argjentinasi definitivisht nuk do të përfundojë në klubin Al-Tai. Këtë e tha presidenti i saj Turki al-Dabaan.
“Unë nuk dua të nënshkruaj me një futbollist të klasit botëror që është i ngopur dhe thjesht shikon ndeshje nga stadiumi siç bëri Lionel Messi kundër Bayernit”, tha al-Dabaan për SBC.
Kontrata aktuale e Lionel Messit me PSG është llogaritur deri në fund të këtij sezoni. /G.D abcnews.al/
Burimi: GOAL