Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Presidenti i Iranit thotë se Teherani do t’i rindërtojë objektet bërthamore

schedule18:55 - 2 Nëntor, 2025

schedule 18:55 - 2 Nëntor, 2025

Teherani do t’i rindërtojë objektet e veta bërthamore “me forcë edhe më të madhe”, tha të dielën për mediat shtetërore presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, duke shtuar se vendi nuk synon të prodhojë armë bërthamore.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të urdhërojë sulme të reja ndaj objekteve bërthamore të Iranit, nëse Teherani përpiqet ta rifillojë punën në objektet që Uashingtoni i bombardoi në qershor.

Pezeshkian i bëri këto komente gjatë një vizite në Organizatën e Energjisë Atomike të vendit, ku u takua me drejtues të lartë të industrisë bërthamore iraniane.



“Shkatërrimi i ndërtesave dhe fabrikave nuk do të na krijojë problem; ne do t’i rindërtojmë ato dhe me forcë edhe më të madhe”, tha presidenti iranian për mediat shtetërore.

Në qershor, SHBA-ja kreu sulme ndaj objekteve bërthamore iraniane, për të cilat Uashingtoni thotë se ishin pjesë e një programi për zhvillimin e armëve bërthamore.

Teherani këmbëngul se programi i tij bërthamor ka qëllime tërësisht civile.

“Gjithçka është e menduar për zgjidhjen e problemeve të popullit, për sëmundjet, për shëndetin e njerëzve”, tha Pezeshkian, duke iu referuar aktiviteteve bërthamore të Iranit./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!