Presidenti i Irakut: Të ulen tensionet në Lindjen e Mesme!

schedule16:22 - 14 Prill, 2024

schedule 16:22 - 14 Prill, 2024

Presidenti i Irakut Abdel Latif Rashid bëri thirrje të dielën për një “ulje të tensioneve” në Lindjen e Mesme pas një sulmi të paprecedentë iranian ndaj Izraelit, duke paralajmëruar kundër “përhapjes së konfliktit”.

Në dritën e “zhvillimeve të fundit në rajon dhe pasojat e tyre “, Rashid theksoi në një deklaratë “nevoja për të ndaluar agresionin kundër Rripit të Gazës dhe për të gjetur një zgjidhje për çështjen palestineze, duke qenë se ky është një element themelor për stabilitetin e rajonit”.

Izraeli doli fitimtar ndaj sulmeve të Iranit. Por mbrojta e hekurt e territorit i kushtoi Telavivit zyrtar plot 1.3 miliardë dollarë pa përfshirë koston e avionëve që përgjuan dronët iranianë. Në shumën e shpenzimeve ushtarake përllogaritet edhe kostoja e karburantit

Sulmi iranian ishte një sfidë e madhe jo vetëm për Izraelin, i cili synonte të mbronte territorin e tij, por për të gjithë botën që i frikësohej zgjerimit të konfliktit. Megjithatë Tel Aviv arriti të mbrohej në mënyrën më të mirë nga sulmi masiv, duke shënuar një sukses.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!