Interi arriti të fitonte ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League kundër Milanit me rezultatin 0-2.
Kjo fitore nuk dujket e mjaftueshme për presidentin zikaltër, Steven Zhang, i cili pas përfundimit të sfidës është shprehur se është ende herët për të festuar dhe sëe asgjë nuk ka mbaruar.
Në përfundim të ndeshjes, ai ka shkuar në dhomat e zhveshjes për të uruar lojtarët e tij, por edhe për t’i bërë të qartë diçka.
“Nuk ka mbaruar ende djema. Tani le të mendojmë për Sassuolon, pastaj për ndeshjen e kthimit ndaj Milanit”, ka thënë Zhang./ h.ll/abcnews.al