Presidenti i Interit: As e imagjinonim para dy vitesh, jemi optimistë

schedule23:44 - 21 Gusht, 2020

schedule 23:44 - 21 Gusht, 2020

Steven Zhang, presidenti i Interit, Stevemnfill pas ndeshjes me Sevilla kishte një dedikim të bërë direkt në lidhjen me “Sky Sport Italia”.  “Së pari i falënderoj të gjithë punëtorët nëpër botë, ata të cilët na kanë mundësuar të vazhdojmë sportin dhe jetën në gjithë këto muaj. Dua t’ua dedikoj këtë ndeshje atyre dhe përpjekjeve që kanë bërë”, tha Zhang.

Më tej ai i bën një vlerësim sezonit që Interi ka bërë: “Nëse shikoni prapa, gjithë sezonin, mendoj se ka qenë pozitiv. Ne arritëm në finale dhe ishim pranë fitores. Para dy vitesh as nuk mund ta imagjinonim diçka të tillë. Humbja dhe fitorja janë pjesë e futbollit, por duke arritur në finale, duke garuar dhe dhënë gjithçka, na bën ne që të jemi optimistë për të ardhmen.

Tani të gjithë do të kenë një pushim të merituar për disa ditë, ndërkohë që ne do të mendojmë për të ardhmen në ditët në vijim. Mentaliteti dhe objektivat tona nuk ndryshojnë, duhet të vazhdojmë të përmirësohemi. Kjo është pjesa më e bukur e kompeticionit, kur gjithmonë përpiqesh të japësh më të mirë dhe shpreson të bësh më të mirën në të ardhmen”.

Në fund Zhang pyetet edhe për trajnerin Conte dhe stafin: “Trajneri, stafi dhe lojtarët, të gjithë po bëjnë një punë të mrekullueshme. Do ta planifikojmë të ardhmen së shpejti”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!