Jorge Mas, pronari i Inter Miami, ka dhënë një intervistë për “Miami Herald” dhe nuk i është shmangur pyetjes për transferimin e Leo Messit në MLS, duke u shprehur se argjentinasi do të luajë për skuadrën e tyre.
“David (Beckham) dhe unë kemi punuar shumë dhe kemi synimin të sjellim lojtarë më të mirë këtu. Leo Messi është një lojtar gjeneratash, pa asnjë dyshim lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

Jam optimist se Messi do të luajë me Inter Miami dhe do të kompletojë Trashëgiminë e lojtarit më të madh në brezin tonë, si dhe të takohet me ambiciet e pronarëve të Inter Miami për të ndërtuar një ekip të klasit botëror”, është shprehur Mas.
Messit i përfundon kontrata me Barcelonën më 30 qershor dhe ende nuk ka nënshkruar marrëveshjen e re. Në media është raportuar që sulmuesi do të firmosë edhe për dy vite dhe më pas në 2023 të kalojë tek Inter Miami. /abcnews.al

