Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, i tha Vladimir Putinit se nevojitet një armëpushim i menjëhershëm për evakuimin e sigurt të civilëve gjatë një bisede telefonike që zgjati një orë, shkruan The Guardian
Sipas tij, përkeqësimi i luftës në Ukrainë ka në ndikim shumë të madh në opinionin perëndimor.
“Presidenti Niinisto theksoi nevojën për të vendosur një armëpushim të menjëhershëm dhe për të siguruar evakuimin e sigurt të civilëve përgjatë korridoreve humanitare”, thuhet në një deklaratë.
Gjithashtu, Niinisto foli edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy .
Ai shkroi në Twitter se “po përpiqej bënte më të mirën për të siguruar paqen.”
/abcnews.al