Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte njoftoi sot se po largohet nga politika, një veprim i papritur që ka ndezur spekulimet se po i hap rrugën vajzës së tij për të kandiduar për postin. “Sot, unë po njoftoj tërheqjen time nga politika, ” tha Duterte.
Presidenti pritej të kandidonte për nënkryetar. Ai nuk ka të drejtë sipas Kushtetutës të kërkojë një mandat të dytë radhazi 6-vjeçar,përcjell abcnews.al.
Vëzhguesit politikë kanë thënë prej kohësh se Duterte mund të ketë një surprizë, siç është një kandidaturë presidenciale për vajzën e tij, Sarah Duterte-Carpio, vitin e ardhshëm.
Duterte-Carpio, e cila pasoi babanë e saj si kryebashkiak i Davao, tha muajin e kaluar se nuk do të kandidonte sepse ajo dhe babai i saj ranë dakord që vetëm njëri nga të dy do të kandidonte për president në vitin 2022.
Vendimi i Duterte për të mos kandiduar në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm mund të hapë rrugën për vajzën e tij.
“Kjo lejon Sara Duterte të jetë një kandidate,” tha Antonio La Vinia, një profesor i drejtësisë dhe politikës në Universitetin e Ateneo de Manila. Por La Vinja tha se ai nuk mund të përjashtonte mundësinë që Duterte të ndryshojë mendje dhe të kandidojë për zëvendëspresident. g.v/abcnews.al