Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet, ka folur për RMC Sport në virgjile të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Francës.
Pasi dha mendimet e tij për këtë transfertë të “Gjelave”, La Graet lëshoi dhe një deklaratë të bujshme, që ka marrë vëmendjen e shuëm medieve europiane.
Presidenti pranoi se sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema, nuk do të luajë kurrë më me Francën! Mes të tjerash, Le Graet u shpreh: “Për mua, Benzema është një lojtar i shkëlqyer.
Unë asnjëherë nuk kam qenë kundër tij dhe gjithmonë i kam vlerësuar arritjet që ka pasur me Real Madridin. Gjithsesi, aventura e tij me Francën ka marrë fund”./abcnews.al