Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit takim me Deschamps, javën e ardhshme mësohet e ardhmja e trajnerit

schedule15:37 - 22 Dhjetor, 2022

schedule 15:37 - 22 Dhjetor, 2022

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet, javën e ardhshme do të takohet me trajnerin e kombëtares, Didier Deschamps, për të diskutuar të ardhmen në funksion të zgjatjes së mundshme të kontratës deri në Kampionatin Evropian të vitit 2024.

Këtë e ka bërë të ditur vetë menaxheri në një intervistë për gazetën ‘Ouest France’: “Mendoj se do ta zgjidhim çështjen në Guingamp para fundit të vitit. Nëse nuk dëshiron të qëndrojë, do të jetë një takim shumë i shkurtër. Nëse dëshiron, do të ketë diskutime pak më të gjata”, tha Le Graet. Meqenëse ish-lojtari i Juventusit ishte në pankinën e “Les Bleus” në vitin 2012, pas çdo turneu madhor ai shkon në qytetin e Brittany që është bastioni i Le Graet, për të bërë një pikë me presidentin dhe për të përgatitur planet për të ardhmen.

Sipas gazetës “L’Equipe”, Deschamps mund të kërkojë një zgjatje të kontratës deri në Kupën e Botës 2026, por afati aktual përkon me atë të mandatit të tretë dhe të fundit të Le Graet si president. I pyetur për një apel të mundshëm për Zinedine Zidane në rast të dorëheqjes së Deschamps, numri 1 i futbollit francez u përgjigj: “Nuk mendoj për hipotezën se Didier mund të largohet. Ai e bëri mirë punën e tij, ai ka përparësi ndaj zgjedhje dhe mendoj se do të gjejmë një marrëveshje”./ h.ll/abcnews.al