Presidenti i Ekuadorit rezulton pozitiv me COVID-19

schedule11:14 - 12 Mars, 2023

schedule 11:14 - 12 Mars, 2023

Presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Si pasojë, ai do të punojë në distancë për disa ditë, siç njoftuan shërbimet e tij të shtunën.

Lasso, 67 vjeç, po shfaq simptoma, por është në gjendje të mirë shëndetësore.

Siç sqarojnë shërbimet e presidencës, ai do të qëndrojë në izolim për katër ditë, duke respektuar protokollin shëndetësor në fuqi në Ekuador./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!