Presidenti i ECA, Al-Khelaifi: Super League? Ata që u përpoqën të na ndajnë, kanë dështuar

schedule16:58 - 6 Shtator, 2021

schedule 16:58 - 6 Shtator, 2021

Presidenti i ri, Al-Khelaifi, i cili mori postin nga Andrea Agnelli, hapi Asamblenë e 26-të të ECA, organi që përfaqëson klubet e futbollit në nivel evropian, përveç rebelëve, Real Madrid, Barcelona dhe Juventusi ndaj të cilëve ai nuk kursehet:

“Nuk do të zgjatem duke folur për atë që “nuk ishte aq Super Ligë”, pasi nuk dua të merrem me ata që tregojnë përralla e dështojnë. Kush ka kërkuar të ndahet, ka dështuar. Ndjehem i nderuar që jam kryetar i ECA-s dhe jam këtu për të përfaqësuar interesat e çdo anëtari të vetëm e për të kontribuuar në përballimin e sfidave të futbollit sot”.

PSG dhe Bayern Munich ishin ekipet e vetme të mëdha që nuk kishin marrë pjesë në krijimin e Superligës Evropiane, e sapo kjo u bë publike ato dolën kundër me të gjitha forcat. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!