Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva tha se ndërsa vendi i tij po punon për paqen në Ukrainë, as Volodymyr Zelensky dhe as Vladimir Putin nuk janë të gatshëm të bisedojnë.
“As Putin, as Zelensky nuk janë gati për paqe,” u tha Lula gazetarëve në një konferencë për shtyp, shkruan Al Jazeera.
Lula shtoi se propozimet e paqes që ai po kërkon me vendet e tjera neutrale do të jenë gati për kur Rusia dhe Ukraina të jenë gati për të negociuar./abcnews.al