Presidenti i Brazilit shkurton buxhetin për mjedisin pavarësisht zotimeve në samitin e klimës

schedule12:58 - 24 Prill, 2021

schedule 12:58 - 24 Prill, 2021

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro ka miratuar një shkurtim të buxhetit të Ministrisë së Mjedisit një ditë pasi ai u zotua të rritë shpenzimet për të trajtuar shpyllëzimet.

Në samitin e klimës së udhëhequr nga SHBA, ai premtoi të dyfishojë paratë e rezervuara për mjedisin dhe t’i jepte fund shpyllëzimeve të paligjshme deri në 2030.

Por buxheti i nënshkruar të premten nuk përfshinte zotimin e tij për shpenzime, ose propozime shtesë të bëra nga Kongresi.

Kritikët thonë se premtimet e presidentit të enjten ishin të lidhura me një marrëveshje të diskutueshme që Brazili po negocion me SHBA për të marrë ndihmë financiare në këmbim të mbrojtjes së Amazonës, pyjeve më të mëdha në botë dhe zonave të tjera./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!