Presidenti i Brazilit del në “mbrojtje” të Vinicius: Nuk mund të lejojmë që fashizmi dhe racizmi të pushtojnë stadiumet

schedule12:18 - 22 Maj, 2023

schedule 12:18 - 22 Maj, 2023

Një sërë personalitetesh reaguan pas akteve raciste të ndodhura në ndeshjen e pasdites së djeshme, mes Valencia e Real Madrid në përballjen e vlefshme për javën e 35-të të Kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga, ku tifozët ta quanin “majmun”, si dhe të talleshn me ngjyrën e tij të lëkurës.

Mbi këtë çështje që tashmë po komentohet nga shumë e shumë personalitete e figura të njohura, ka dhënë një koment fare të shkurtës dhe Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, i cili nga samiti i G-7 e politizoi disi situatën teksa tha se nuk duhet të lejohet që racizmi dhe fashizmi të pushtojnë stadiumet e futbollit.

“Doja ta nisja intervistën duke shprehur solidaritetin me lojtarin brazilian, një i ri me ngjyrë që luan për Real Madrid. Dje gjatë një ndeshjeje në stadiumin e Valencia ai është sulmuar duke e quajtur “majmun”.

Është e papranueshme që, pothuajse në mesin e shekullit të 21-të, të shohim që paragjykimet racore të fitojnë terren në disa stadiume futbolli në Evropë.

Nuk është e drejtë që një djalë i varfër që ka fituar, i cili është padyshim një nga lojtarët më të mirë në botë dhe më i miri në Real Madrid të fyehet në çdo stadium që viziton.

Mendoj se është e rëndësishme që FIFA, liga spanjolle dhe ligat e vendeve të tjera të ndërmarrin veprime serioze, sepse ne nuk mund të lejojmë që fashizmi dhe racizmi të pushtojnë stadiumet e futbollit”,- u shpreh Presidenti i Brazilit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!