Teksa shiheshin si një ndër pretendentët për fitimin e trofeut të UEFA Champions League, pasi eleminuan në raundin e 1/16-ve francezët e PSG, “bavarezët” e Bayern Munich u mundën në çerek-finalet e kompeticionit nga “qytetarët” e Manchester City, që ditën e djeshme arritën të çojnë misionin e tyre deri në fund, teksa arritën fitimin e trofeut.
Për ecurinë e “bavarezëve” në Champions foli dhe Presidenti i klubit, Herbert Hainer, i cili në një intervistë të zhvilluar me prestigjiozen gjermane “Bild” tha se duhet të kesh fat për të fituar Ligën e Kampionëve.
“Duhet pak fat për të fituar Champions League. Kishim një grup shumë të vështirë, nuk ishte e lehtë ta kalonim. Si rezultat, ne humbëm nga fituesi aktual dhe do të kishim luajtur me Real Madrid në gjysmëfinale”,- u shpreh Presidenti i “të kuqve” të Mynihut. /i.m /abcnews.al