Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka lëshuar një deklaratë pas akuzave për korrupsion nga klubi.
“Barcelona është e pafajshme për çfarë tjetër akuzohet. Jemi bërë viktimë e një fushate kundër nderit të klubit tonë, në të cilën tashmë janë përfshirë të gjithë. Nuk është e habitshme. Ne do të mbrojmë Barcelonën dhe do të dëshmojmë pafajësinë e klubit”, ka shkruar Laporta në rrjetet sociale.
Real Madridi ka njoftuar më herët se do të përfshihet në gjyqin ndaj Barcelonës.
Kujtojmë se Barcelona në një kohë transferoi para te Jose Maria Negreira kur ai ishte nënkryetar i komitetit teknik të arbitrave. Klubi pretendon se nuk ka paguar për vendimet gjyqësore, por për raportet për çështjet e arbitrazhit. /G.D abcnews.al/