Presidenti i Autoritetit Palestinez takohet me Blinken, çfarë u diskutua

schedule09:00 - 8 Shkurt, 2024

schedule 09:00 - 8 Shkurt, 2024

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken dhe presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas diskutuan të mërkurën në selinë presidenciale në Ramallah mbi zhvillimet e fundit në Gaza.

Blinken dhe Abbas folën për përpjekjet e vazhdueshme për të ndaluar agresionin kundër popullit palestinez.

Presidenti theksoi rëndësinë e kalimit të ndihmave, furnizimeve mjekësore dhe ushqimore, së bashku me shërbimet thelbësore si uji, energjia elektrike dhe karburanti, për të lehtësuar funksionimin e spitalit dhe strehimoret në të gjithë Gazën.

Abbas bëri thirrje gjithashtu për njohjen e shtetësisë palestineze nga SHBA dhe një anëtarësim të plotë në Kombet e Bashkuara, duke përmendur një zgjidhje me dy shtete si thelbësore për paqen.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka hedhur poshtë vazhdimisht idenë e një shteti palestinez ose një rol të Autoritetit Palestinez në qeverisjen e pasluftës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!