Presidenti gjerman thirrje për armëpushim në Gaza

schedule14:54 - 11 Shtator, 2024

schedule 14:54 - 11 Shtator, 2024

Në një deklaratë të përbashkët me presidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sisi në Kajro, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier bëri thirrje për përpjekje të mëtejshme për të arritur një armëpushim midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas.

Deklarata shprehu shqetësimin se konflikti vazhdon të rrezikojë të përhapet në të gjithë rajonin.

Steinmeier tha se Gjermania po bën atë që mundet dhe se “Egjipti po luan gjithashtu një rol veçanërisht të rëndësishëm, një rol që ne në Gjermani e vlerësojmë shumë”.

El-Sisi nga ana e tij i bëri thirrje Europës që të luajë rolin e saj në konflikt dhe të ushtrojë presion mbi Izraelin për të arritur një armëpushim.

/abcnews.al