Presidenti francez Emmanuel Macron ka rezultuar pozitiv për koronavirusin, raportojnë mediat ndërkombëtare. Lajmin e ka dhënë presidenca franceze.
Në një deklaratë, Pallati i Elysée njoftoi se presidenti iu nënshtrua testit pasi nisi të shfaqte shenjat e para të Covid-19. Siç e duan protokollet shëndetësore, ai tashmë do të izolohet për të paktën shtatë ditë dhe do të vijojë punën e tij nga shtëpia.
Sipas kanalit francez të lajmeve BFMTV, presidenti deri më tani nuk ka zhvilluar ndonjë formë serioze të sëmundjes. Ndërkohë, kryeministri Jean Castex është gjithashtu vetizoluar dhe nuk do të shkojë në Senat siç ishte planifikuar, njoftoi zyra e tij në Matignon. s.b/abcnews.al/