Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Presidenti Erdogan pret në takim në Stamboll kreun e FIFA

schedule18:03 - 10 Prill, 2026

schedule 18:03 - 10 Prill, 2026

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur në takim në Stamboll presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino dhe delegacionin e tij në Stamboll.

Takimi u mbajt në Zyrën Presidenciale në Dolmabahçe.

Gjatë pritjes, Infantino i dhuroi presidentit Erdogan një fanellë me emrin e tij dhe numrin 26, një kopje të trofeut të Kupës së Botës së FIFA-s dhe një top zyrtar të Kupës së Botës.



Në takim gjithashtu morën pjesë ministri i Rinisë dhe Sportit, Osman Askın Bak, këshilltari i presidentit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, ambasadori Akif Cagatay Kilic, si dhe presidenti i Federatës Turke të Futbollit (TFF), Ibrahim Haciosmanoglu.

Gjithashtu edhe Haciosmanoglu i dhuroi presidentit Erdogan një fanellë të ekipit kombëtar të Turqisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!