Presidenti egjiptian: Po punojmë për të arritur një armëpushim në Gaza

schedule11:00 - 15 Mars, 2024

schedule 11:00 - 15 Mars, 2024

Egjipti po punon për të arritur një armëpushim në Rripin e Gazës, për të lejuar në këë mënyrë kalimin e më shumë ndihmave humanitare dhe kthimin e palestinezëve të zhvendosur në pjesën veriore të enklavës, tha sot presidenti Abdel Fattah al-Sisi.

Sisi paralajmëroi gjithashtu për rrezikun e një sulmi izraelit në qytetin Rafah, afër kufirit të Gazës me Egjiptin, ku rreth 1.5 milionë njerëz kanë kërkuar strehim.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se pjesa më e madhe e enklavës palestineze është në rrezik nga uria.

“Ne po flasim për arritjen e një armëpushimi në Gaza, që do të thotë një armëpushim, duke siguruar sasinë maksimale të ndihmës”, tha presidenti egjiptian në një mesazh gjatë vizitës së tij në një akademi ushtarake.

Armëpushimi “do të kufizojë efektet e urisë tek banorët, ndërsa do t’i lejojë njerëzit në pjesët qendrore dhe jugore (të Rripit të Gazës) të lëvizin në veri, me një paralajmërim shumë të fortë kundër një sulmi në Rafah,” shtoi ai.

“Ne paralajmëruam për atë që po ndodh, se nëse ndihmat nuk hyjnë Gaza, kjo do të çojë në zi buke,” tha Sisi.

Egjipti, së bashku me Katarin dhe SHBA-në, po përpiqet të ndërmjetësojë mes Izraelit dhe Hamasit për të arritur një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve izraelitë në këmbim të të burgosurve palestinezë.

Me luftën në muajin e saj të gjashtë , OKB-ja ka paralajmëruar se të paktën 576,000  janë në prag të urisë, ndërkohë që presioni ndërkombëtar po rritet mbi Izraelin për të lejuar kalimin e më shumë ndihmave në enklavë.

/abcnews.al