Presidenti egjiptian nuk do të marrë pjesë në takimet e Shtëpisë së Bardhë nëse fokusi është zhvendosja palestineze

schedule13:13 - 12 Shkurt, 2025

schedule 13:13 - 12 Shkurt, 2025

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi nuk do të udhëtojë në Uashington për bisedime në Shtëpinë e Bardhë nëse në fokusi i rendit të ditës është zhvendosja e palestinezëve nga Gaza, thanë dy burime egjiptiane të sigurisë.

Presidenti amerikan Donald Trump e ftoi Sisin të vizitojë Shtëpinë e Bardhë gjatë një telefonate, tha më herët zyra e presidentit egjiptian, por një datë për vizitën nuk është caktuar ende, tha një zyrtar amerikan në kushte anonimiteti, raportoi Reuters.

Presidenca egjiptiane dhe Ministria e Punëve të Jashtme nuk iu përgjigjën kërkesave për një reagim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!