Presidenti Brazilian gjobitet për mosrespektim të masave anti-Covid

schedule14:52 - 22 Maj, 2021

schedule 14:52 - 22 Maj, 2021

Autoritetet braziliane në verilindje të vendit kanë gjobitur presidentin e Brazilit Bolsonaro, për arsye se nuk ka përdorur maskën mbrojtëse kundër Covid dhe se ka grumbulluar njerëz gjatë një manifestimi me më shumë se 100 persona.

Gjoba për mos respektimin e normave anti-covid është nga 380 dollarë deri në 283 mijë dollarë. Gjatë manifestimit Bolsonaro kritikoi masat për distancimin  social të vendosur për të frenuar përhapjen e pandemisë nga kryebashkiakë dhe guvernatorë vendas.

Në Brazil numërohen 446 mijë vdekje nga Kovid dhe mund të përballet me valën e dytë të pandemisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!