Presidenti brazilian: Bota nuk është e detyruar të tolerojë të djathtët si Musk vetëm sepse janë të pasur

schedule22:12 - 3 Shtator, 2024

schedule 22:12 - 3 Shtator, 2024

Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva tha sot se ai shpreson se kriza për ndalimin e rrjetit social “X” në Brazil “mund t’i mësojë botës se nuk është e detyruar të durojë njerëzit e ekstremit të djathtë si Elon Musk vetëm sepse ata janë të pasur”.

Komentet e Lulës erdhën pasi Gjykata e Lartë e Brazilit votoi unanimisht të hënën për të mbështetur një ndalim të platformës “X”, e cila tani është kryesisht e padisponueshme në vendin më të madh të Amerikës së Jugut, raportoi Guardian.

Pezullimi u urdhërua fillimisht të premten si rezultat i refuzimit të kompanisë së Musk për të zbatuar urdhrat e gjykatës që kërkonin që të hiqen profilet e të akuzuarve për përhapjen e dezinformatave dhe që rrjeti social të emërojë një përfaqësues ligjor lokal.

Brazili po debaton për të drejtat për të parandaluar më shumë se 20 milionë përdorues të platformës “X” të aksesojnë shërbimin, me mijëra mbështetës të ish-presidentit dhe të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro që pritet të dalin në rrugë të shtunën për atë që besohet të jetë një tubim i Ditës së Pavarësisë që u nxit nga revolta për shkak të qëndrimit të Gjykatës së Lartë, sipas Guardian.

Musk ka mbështetur lëvizjen radikale politike të Bolsonaros, ashtu siç po mbron ish-presidentin amerikan, Donald Trump, përpara zgjedhjeve të nëntorit në SHBA./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!