Vendet e zhvilluara nuk i përmbushin detyrimet e tyre sipas marrëveshjeve për klimën, tha presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva.
“Vetë vendet e pasura nuk respektojnë marrëveshjet. Ata nuk respektuan protokollin e Kiotos, marrëveshjet e Kopenhagës, nuk zbatuan vendimet e konferencës së OKB-së në Rio 2002 dhe nuk do të zbatojnë marrëveshjen e Parisit”, tha lideri brazilian gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë javor në YouTube.
Në të njëjtën kohë, ai kritikoi përpjekjet evropiane për të vendosur detyrime shtesë mjedisore ndaj vendeve në zhvillim, siç është rasti me marrëveshjen tregtare të BE-së dhe Tregun e Përbashkët të Amerikës së Jugut (Mercosur), i cili, përveç Brazilit, përfshin edhe Argjentinën, Paraguajin dhe Uruguain.
Sipas Lula da Silva, gjatë takimeve të fundit me homologun e tij francez Emmanuel Macron dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ai u solli atyre qëndrimin e tij mbi papranueshmërinë e kërkesave shtesë të paraqitura nga BE.
“Ne duam të diskutojmë një marrëveshje, por duhet të jetë një marrëveshje mes partnerëve strategjikë, që do të thotë se nuk duhet të qëndrojmë mbi kokën e njëri-tjetrit me shpatë”, tha politikani.
/abcnews.al