Presidenti Begaj pret në takim ministrin e Jashtëm të Bosnjë Hercegovinës: Bashkëpunimin politik e diplomatik mes vendeve

schedule17:00 - 29 Korrik, 2024

schedule 17:00 - 29 Korrik, 2024

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj priti sot në një takim ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, Elmedin Konaković.

Në fokus të bisedës ishin marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi në kuadër të nismave rajonale dhe proceset integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Begaj rikonfirmoi se Shqipëria është e gatshme të intensifikojë bashkëpunimin politik dhe diplomatik me Bosnjën dhe Hercegovinën si dhe të shfrytëzojë potencialet për forcimin e marrëdhënieve ekonomike, veçanërisht në tregti e turizëm.

Gjithashtu presidenti i Republikës së Shqipërisë përgëzoi  për rihapjen e ambasadave respektive si edhe  përparmin e Bosnjes dhe Hercegovinës  drejt integrimit evropian me vendimin  e marsit të shkuar nga ana e Këshillit të Bashkimit Evropian  për çeljen e negociatave me Bosnje  dhe Hercegovinën.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!