Presidenti Begaj pret Ambasadorin e parë të Indisë: Marrëdhëniet mes dy vendeve lidhen shpirtërisht nga Shën Tereza

schedule13:54 - 29 Janar, 2025

schedule 13:54 - 29 Janar, 2025

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti Ambasadorin e parë të Indisë në Shqipëri, Ravindra Prasad Jaiswal.

Presidenti Begaj shprehu kënaqësinë e Tij për hapjen e Ambasadës në Tiranë dhe bindjen se  brenda këtij viti do të kemi edhe rihapjen e ambasadës sonë në New Delhi.

Marrëdhëniet historike midis dy vendeve, pavarësisht distancës së largët, lidhen shpirtërisht nga Shën Tereza.

Kreu i Shtetit shprehu besimin se rivendosja e misioneve diplomatike të ndërsjella do të rrisë shkëmbimet dypalëshe në të gjitha fushat dhe përpjekjet e koordinuara për çështje rajonale e globale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!