Presidenti bavarez e pranon: Jemi në bisedime me Rangnick

schedule21:01 - 1 Maj, 2024

schedule 21:01 - 1 Maj, 2024

Presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer ka pranuar pas ndeshjes kundër Real Madrid-it se janë në bisedime me Ralf Rangnick për t’i besuar drejtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Duke folur për mediat pas ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League ndaj Real Madrid-it, që u mbyll me barazimin 2-2, kreu i klubit bavarez theksoi se bisedimet janë të avancuara.

“Jemi në diskutime të avancuara me Ralf Rangnick. Duhet të presim edhe disa ditë. Ai ka njohuri të shkëlqyera të skenës së futbollit. Ai ka një aftësi të mëdha për të zhvilluar lojtarët dhe ekipet që merr në drejtim. Gjithçka që dëgjoj nga kombëtarja austriake është shumë, shumë pozitive dhe ndër të tjera kemi lojtarë që punojnë dhe kanë punuar me të”-deklaroi Hainer.

Tuchel do të largohet në fund të sezonit dhe pavarësisht peticionit të tifozëve, bavarezët janë në kërkim të një trajneri të ri dhe momentalisht austriak është në “pole position”./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!