Presidenti Bardhi: Askush nuk e ndal rikthimin e Dinamos së madhe, kemi vetëm një ngërç

schedule14:17 - 22 Shkurt, 2022

schedule 14:17 - 22 Shkurt, 2022

Dinamo është përfshirë në luftën për mbijetesë, ndryshe nga se pritej në fillim të sezonit. Blutë investuan dhe synimi minimal ishin kupat e Europës. Nisur nga situata, presidenti Adrian Bardhi ka dalë me një deklaratë:

“Duke qene koshient per situaten jo te mire qe po kalon skuadra ne kampionat, me mosarritjen e rezultateve qe nuk perligjinin investimin e deritanishem e te vazhdueshëm, gjykova te ndalem ne kete komunikim publik.

Si president i ketij klubi, qe ka nisur nje rrugetim te gjate me investime e projekte ne te gjithe kapilaret e tij sportive e infrastrukturore, konstatoj nje ngerç psikologjik ne ekip.

Megjithate, kam besim qe nje situate e tille do te stabilizohet menjëherë, pasi kapacitetet e skuadres nuk jane te atilla per kete pozicion ku Dinamo eshte tani!

Skuadra duhet te reflektoje menjehere qetesi psikologjike duke prodhuar jo vetem loje, por rezultat! Njeheresh futbollistet me me pervoje duhet te marrin pergjegjesite e tyre per pjesen e mbetur te sezonit, per te kthyer skuadren ne binaret e rezultateve pozitive!

Kam besim qe nje situate e tille do te kapercehet dhe ne fund te sezonit skuadra dhe une bashke do ti nenshtrohet nje analize te thelle per gjithçka sezoni prodhoi. Besimi i shperdoruar rruges ka demtuar arteriet e kesaj skuadre qe gjithsesi eshte nisur ne nje rruge per te shkuar ku e ka vendin!

Dinamo eshte nje marke e rende, nje fanelle me peshe specifike historike dhe gjithkush duhet ta kuptoje se ajo nuk e ka vendin ketu.

Si president i ketij klubi ne rrugen e investimeve madhore garantoj qe asgje nuk me lekund nga ideja dhe angazhimi im per ndertimin e Dinamos se madhe, kompetitive dhe produktive ne cdo aspekt.

Asnje rryme periferike nuk mund ta cenoje kurrsesi presidentin dhe klubin ne kthimin e Dinamos se madhe! Ftoj tifozerine ta vazhdoje ta mbeshtese  kete skuader sepse Dinamo eshte shtepia jone e perbashket”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!