Presidenti azer, Ilham Aliyev beson se Azerbajxhani është më afër paqes me Armeninë se kurrë më parë.
“Tani ne jemi më afër paqes me Armeninë se kurrë më parë,” tha presidenti në hapjen e Forumit të 11-të Global të Baku me temën “Rivendosja e një bote të fragmentuar”, shkruan Tass.
Aliyev theksoi se Azerbajxhani është i gatshëm të vazhdojë negociatat për paqen me Armeninë, sepse, sipas tij, ka ardhur koha për t’i dhënë fund destabilitetit në rajon./abcnews.al